Google ADS

“Gjithçka e imja”, Geti publikon foton më ëmbël me vajzën

08:50 | 14 Shtator 2022
A. B.

Çifti i njohur i estradës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, janë mjaft të përfolur në mediat rozë.

Ata gjithashtu gëzojnë një ndjekje të madhe nga fansat në rrjetet sociale, me shumë prej tyre që duan të dinë detaje nga jeta private e tyre, shkruan arbresh.info

Dyshja u bënë prindër për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar dhe u bekuan me një vajzë.

Që nga ai moment jeta e dyshes ka ndryshuar dhe çdo gjë rrotullohet rreth së bijës, Marget.

Reperi postoi një foto teksa mban në krahë vogëlushen dhe ka shkruar: “Gjithçka e imja”.

Ghetto Geasy nga ana tjetër po vazhdon punën për projekte muzikore, e të jetë shumë i angazhuar me koncerte./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme