Google ADS

Gjiko kërkon falje për sjelljen me peshkaqenin, ftohet në Maldive për të promovuar mbrojtjen e tyre

12:27 | 2 Shkurt 2018
L G

Hip hop superylli shqiptar, Gjiko, ka kërkuar falje për veprimet e tij me një peshkaqen në Maldive.

Ylli shqiptar ka qëndruar së fundmi në Maldive me të dashurën e tij, Elita Rudi, ku kanë shijuar momente në rivierën e bukur.

Gjatë këtyre pushimeve, Gjiko si i apasionuar pas peshkimit, në kërkim të ndonjë peshku, arriti të kapë një peshkaqen, me të cilin xhiroi një video ku shihet duke shfaqur krenarinë, teksa e dashura e tij nuk ndalej së qeshuri në prapavijë.

https://www.youtube.com/watch?v=lFR80aNcY0I

Kjo ka irrituar qytetarët e Maldives dhe aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, të cilët kanë kërkuar të ndërmerren masa në nivel global ndaj reperit dhe të mos i lejohet më hyrja në Maldive. Ishte Shaff Naeem ai që denoncoi rastin e Gjikos.

Megjithatë, vet reperi me anë të një video dërguar Shaf Naeemit duke ju drejtuar qytetarëve në Maldive dhe aktivistëve të mbrojtjes së kafshëve ka kërkuar sinqerisht falje.

 Ai potencoi se është fuqishëm kundër vrasjes së kafshëve dhe torturimit të gjallesave të rralla në botë, teksa shtoi se ai nuk e ka vrarë peshkaqenin, por menjëherë e ka kthyer në ujërat e brigjeve të Maldives.

Gjiko potencoi se mezi pret që të marrë pjesë në fushatat për mbrojtjen e kafshëve, kurse kërkim falja është pranuar nga Shaff Naeem që publikisht ka ftuar Gjikon në Maldive për të lundruar së bashku dhe për t’u njoftuar nga afër me peshkaqenët dhe të ngritet vëmendja për mbrojtjen e tyre./Telegrafi.com

https://www.facebook.com/Shafraz.Naeem/videos/vb.710368687/10156018267713688/?type=2&video_source=user_video_tab

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme