Gjiko së fundmi ka qenë pjesë e emisionit “Shiko kush Luan”, ndërsa është përballur me lojëra të ndryshme.
Në sfidën me Paintball, është vënë përballë pyetjeve ‘pikante’, përgjigjen e së cilave e ka dhënë duke goditur fotografitë e këngëtarëve në tabelë“Cili nga artistët në tabelë është artisti më i dobët në karrierë?”, ishte pyetja që Fifi i drejtoi Gjikos dhe reperi bëri zgjedhjen e tij, duke shënjestruar reperët Blunt dhe Real1.
Një tjetër pyetje për reperin nga Peja ishte se cilit prej reperëve në tabelë do t’i bënte ‘diss’ dhe shënjestra ishin përsëri Blunt dhe Real1. Më pas, Gjikos iu kërkua t’i kushtonte disa rreshta kolegëve. I njëjti fillimisht refuzoi, duke thënë: “Pse t’i bëj të famshëm, sa kanë vdekur pse duhet t’i ringjall?” Megjithatë, dy vargje nuk kanë munguar nga ai.
“Gjith i njëjti Gjiki, kurr’ s’i prishet tripi.E marr Zhiten e qes n’Blunt, e smokiti”, ka qenë ky ‘diss-i’ i reperit i realizuar në studio për të dy reperët.
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...