Google ADS

Gjiko dhe Lumi B, sjellin super klipin e “Kush je ti”

15:52 | 27 Maj 2018
A. B.

Gjiko dhe Lumi B kanë publikuar videoklipin e shumëpritur tash e sa kohë.

Klipi i parlajmëruar si një klip me buxhet të lartë, shihet si i tillë edhe nga kualiteti i xhirimeve dhe skenave më ndryshe në krahasim me skenën e hip hopit shqiptar.

Klipi është realizuar nga produksioni i RedBox, pasi shtëpia e hiteve e udhëhequr nga BigBang mban edhe vulën e këngës. Lumi B dhe Gjiko janë përkujdesur vet për tekstin.

“Kush je ti” është kënga që e parë është bërë me videoklip nga mixtape, “Energjiko”.

Kujtojmë se “Energjiko” theu rekorde të shkarkimeve në ditët e para të publikimit.

Gjiko mixtape të tij prej ku dolën shumë hite dhe do të dalin shumë klipe e publikoi falas për adhuruesit, në një marrëveshje me GoldenEagle.

Ndërkaq, Lumi B vjen nga suksesi i madh me “Likin”, që u bë një projekt viral në rrjetet sociale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme