Gjiko dhe Elita ngacmojnë njëri-tjetrin me komente në Instagram

20:30 | 11 Maj 2019
Trina Galanxhi

Reperi Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi janë ndër çiftet më të diskutuar të showbizit vendor.

Ata janë shumë aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria shkruan Telegrafi.

Së fundmi, Elita ka publikuar për fansat një fotografi, ku është shfaqur si një bionde atraktive.

https://www.instagram.com/p/BxSJHsplLl0/?utm_source=ig_embed

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave, teksa një prej tyre e ka marrë edhe nga bashkëshorti i saj.

Gjiko e ka ngacmuar atë duke i shkruar në koment” “Grua a je ti?”, ndërsakohë që Elita i është përgjigjur duke i thënë: “Ende e hidhëruar me ty jam”.

Kjo ka lënë të kuptohet se dyshja kanë pasur një “zënkë” të vogël mes vete, teksa Gjiko ka ngelur i habitur nga ndryshimi i ri i bashkëshortes.

Çifti përndryshe janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri.

https://www.instagram.com/p/BvepmmrFHex/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme