Ditën e djeshme (e enjte) u shënua një rekord i ri i rasteve me coronavirus.
Brenda 24 orëve 1,009 qytetarë rezultuan pozitivë dhe dy të tjerë humbin jetën nga COVID-19.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe reperi i njohur shqiptar, Gjiko, i cili u bën thirrje të gjithëve që të vaksinohen.
“Dikur e fajësonim shtetin që nuk po ka vaksina, tani që janë nuk shkojnë me i marrë. O popull i dashur vaksinohuni se nuk po dhimbke”, ka shkruar Asdren Gjikolli (emri i vërtetë) në postimin e ndarë në InstaStory.
Gjiko së bashku me partneren e tij, prezantuesen Elita Rudi, morën vaksinën antiCOVID në muajin që lamë pas.
Ndryshe, me rritjen e rasteve u vendosën edhe masat e reja nga Qeveria e Ministria e Shëndetësisë të cilat hyjnë në fuqi nga 20 gushti.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...