Google ADS

Gjesti largohet për pak çaste nga shtëpia – ballafaqohet në studio me Anisën pasi doli nga Big Brother për shkak të tij

21:37 | 16 Dhjetor 2024
E.G

Gjesti dhe Anisa Veseli janë ballafaquar me njëri-tjetrin në spektaklin e natës së sotme (e hënë).

Këngëtari doli për pak çaste nga shtëpia për t’u përballë me këngëtaren në studio, ku edhe mbahet spektakli.

Artistja shqiptare i ka thënë të gjitha gjërat në sy banorit, për gjithë situatën se si nisi për të hyrë në tualet.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Anisa: Nuk të kam dhënë dorën se je viktimizuar shumë. Brenda kemi qenë me një shtëpi e kemi pas patjetër me fol. Është puna që me hy në tualet, ke qenë duke folur me Lelën, e ke sfiduar atë. Unë kam qenë ajo që të kam thënë hajde hymë në tualet.

Gjesti: Unë ta kam bërë kulaçin.

Anisa: Mua nuk mund të më gënjesh. Ti mundesh me mendu që më ke larguar, por unë e kam larguar veten time. Ti për mua dhe për banorët, je rrenc, mashtrues dhe manipulues.

Gjesti: Tjetër gjë a ke.

Anisa: Për pjesën e YouTube, ke thënë ke hap probleme të mëdha. Rrethi im të kanë ngritur këtu ku je. E di shumë mirë.

Gjesti: Cili rreth?

Anisa: Kur të dalësh jashtë e kupton, këto rrena mashtrime me mua jo.

Gjesti: Jashtë nuk do të më shohësh. Besom Anisa.

Anisa: Kam takuar shumë femra që janë më burrërore, publikun mund ta mashtrosh por mua jo. Cila është loja jote.

Gjesti: Që të kam larguar ty.

Gjesti: Gjërat që janë jashtë, t’i lëmë jashtë. Kjo e ka për një kanal timin, ka thënë që e ka. Ti ke qenë ajo që më ke shti. Të parin kanal më kanë marrë, të dytin po. Të tretin e kam. Nuk është me rëndësi për mua, edhe të katërtin e hapi. Nuk mund të marrësh kanalin tim, duhet prej fillimit.

Anisa: Ke qenë një mashtrues dhe vazhdon të jesh. Çfarë mashkulli je ti?

Gjesti: Nuk kam çfarë t’i them më. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme