Aktorja Meghan Markle u vendos në qënder të vëmendjes pas konfirmimit të lidhjes me Prince Harry.
Popullariteti i saj u rrit edhe më shumë dy vjet më vonë kur të dy u martuan në St. George’s Chapel brenda Castle of Ëindsor, dhe ajo u bë Dukesha e Sussex, transmeton portal arbresh.info
Hyrja e saj në familjen mbretërore nuk ishte aspak e lehtë për të, pasi ajo u kthyer në një temë kryesore për shumë media.
Gjërat që u thanë që e zemëruan Meghan Markle, portal arbresh.info i rendit si më poshtë.
Motra e saj
Dihet tashmë që Meghan dhe motra e saj Samantha, nuk kishin marrëdhënie të mirë. Xhelozia e motrës ndaj dukeshës u bë e dukshme pas martesës së saj me Prince Harry. Për Daily Mail ajo tha se “Meghan nuk është e dashuruar me Prince Harry, por vetëm me idenë e të qenit Princeshë”. Ajo shtoi se që nga momenti kur u bë anëtare e familjes mbretërore, ajo humbi plotësisht interesin për familjen e saj.
Divorci
Meghan Markle u bë temë diskutimi edhe për martesën e mëparshme. Ajo ka qenë e martuar me producentin e filmit Trevor Engelson. Ata ishin në lidhje për shtatë vjet, ishin të martuar për dy, dhe kur u divorcuan, edhe shoqja e saj e ngushtë nuk dinte për këtë.
Marrëdhëniet aspak të mira me miqtë
Megan ftohtë kërkoi divorcin nga Trevor Engelson, dhe kumbara e saj në atë dasmë, Niki Prinadi, thotë se ajo hyri në një lidhje, dhe më vonë një martesë me Harry, në një mënyrë të llogaritur dhe të planifikuar. Ajo shtoi se mendon se Megan është shoqëruar me të më parë sepse mendoi se kjo mund t’i shkonte për shtat karrierës së saj. Që kur u bë dukeshë, Megan ka ndërprerë kontaktet me miqtë e vjetër./arbresh.info/
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia