13 Gjërat që nuk i keni ditur për Inis Gjonin

11:16 | 28 Tetor 2018
Arbresh.info

Në një intervistë për “Revistën Who”, Inis Gjoni ka rrëfyer diçka me shume rreth vetes. Ndër të tjera Gjoni tregon:

  1. Me Ingritin nuk ka zgjat asnjëherë inati. Grindemi tani dhe pas 60 sekondave jemi serish duke folur.

  1. Kur mbarova shfaqjen e parë si regjisore, isha aq e emocionuar sa nuk i njihja njerëzit që takoja.

  1. Ka qenë një rast kur drejtoja Festivalin e Këngës, se bashku me mikun tim Gaz Gjoka, që harrova pjesën time te tekstit dhe nisja te flisja “përçart” për te dal nga situata. Nuk e mbaj mend çfarë kam thënë, por këngëtari e kuptoi qe ishte e radha e tij (qesh).

  1. Besoj se kam qende nder vajzat e para ne Tirane qe kam drejtuar automjet, ne vitin ’96. Une dhe Rudina Magjistari, kemi qenë ndër të parat.

  1. Çmenduria me e madhe qe kam bere ne timon, kam kaluar Llogaranë, natën dhe me mjegull. Zoti ka qene me mua atë natë.

  1. Kam refuzuar mbi 10 oferta për të qenë në ekran vitet e fundit, nuk e di c’më ka gjetur, por besoj se dashuria për teatrin po me mban larg televizionit.

         7. Jam një gjumashe e pandreqshme… Do jepja gjithçka qe te flija gjumë ne mëngjes, por qe prej lindjes së Coco kam kohë që nuk e di se ç’do të thotë të flesh gjumë deri në orën 10. Maksimumi që kam arritur, ka qenë 9-ta. (qesh)

  1. Deri para se te bëhesha nene dija te gatuaja vetëm vezë.

  1. Për flokët e mi kujdesem vetëm unë, edhe në parukeri, apo dalje televizive, flokët i kuroj vetë.

  1. Kam shume histori nga jeta si balerinë, me ka ndodhur qe me ka dal këpuca gjate kërcimit, qe partneri ka këputur mishin duke me ngritur ne padjeshkë, e të tjera si këto.

  1. Prej vitesh, harroj cdo ditëlindje të familjes, perfshirë edhe timen. E vetmja qe ben përjashtim eshte ditëlindja e Coco Antonel, dita me e bukur e jetës sime.

  1. Nuk bej palestër, por nje here ne dite i ngjis shkallet në këmbë deri ne shtëpi. Dhe une e kam shtëpinë ne katin e tetë.

  1. Kur me pëlqejnë një palë këpucë blej tre palë në të njëjtin model dhe ngjyrë. Ti kem se nuk i dihet (qesh).

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme