Më 19 maj të vitit 2018, aktorja dhe blogerja e njohur amerikane, Meghan Markle, do të lidhë kurorë me trashëgimtarin e familjes mbretërore, princin Harry dhe jeta e saj duket se do të ndryshojë krejtësisht.
Nëse më parë Meghan mund të lyente thonjtë si të donte, të ulej këmbëkryq apo të mbante çanta të mëdha apo sandale ortopedike, të bënte selfie të çuditshme apo ta ekzagjeronte me veshjet, tashmë asaj këto gjëra do t’i ndalohen me ligj, shkruan TCH.
Më poshtë është lista e disa prej gjërave që ajo nuk do të guxojë t’i bëjë:
Nuk duhet të bëjë selfie.
Nuk duhet të dalë vetëm në publik.
Nuk duhet të japë autografe.
Nuk i lejohet të votojë.
Nuk duhet të veshë fustane të tejdukshme, si ai i fejesës që kushtoi plot 75 mijë dollarë.
Nuk duhet t’i lyejë thonjtë me manikyr të errët.
Në gardërobën e saj nuk duhet të ketë asnjë palë këpucë me takë ortopedike.
Nuk duhet të mbajë çanta të mëdha.
Nuk duhet të marrë pjesë në evenimentet e modës.
Këmbët nuk duhet t’i kryqëzojë asnjëherë kur ulet.
Duhet të shtrihet në shtrat pasi mbretëresha të ketë shkuar në dhomën e saj./Top Channel/
Broja deklarohet pas ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion