Gjendet e vdekur modelja (FOTO)

17:08 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Një modele dhe studente e mjekësisë, e cila u shfaq para pak muajsh në kopertinën e revistës prestigjioze “Vogue” dhe u dekorua nga presidenti i shtetit të saj me titull për këtë arritje është gjendur e vdekur në konviktin e fakultetit të saj në Bangladesh.

Raudha Athif, 21 vjeçe, studente e vitit të dytë në “Islami Bank Medical College” në qytetin Rajshahi, u gjend pa jetë në dhomën e saj të mërkurën.

Mahmuda Begum, kujdestare e konviktit të vajzave, u shpreh se ajo gjithmonë dukej e lumtur dhe se nuk mund të besojë veprimin që ka bërë.

“Isha në zyrën time, kur befas dëgjova zërat e vajzave nëpër konvikt. Pasi u ngjita menjëherë në kat të dytë pashë disa studente duke tentuar të hapnin derën e njërës prej dhomave”, ka thënë Begum.

Dera ishte e kyçur nga brenda.

“Menjëherë kuptuam se bëhej fjalë për një skenë vetëvrasjeje, megjithatë nuk mund të dalim në asnjë konkluzion pa parë analizat e autopsisë”, ka shtuar ajo.

Fotoja që e ka bërë të njohur vajzën nga Maldive ka qenë ajo e shkrepur nga fotografi Sotti, i cili e quajti atë “vajza nga Maldivet me sytë ngjyrë gurkali”. Kjo foto bëri rrethin e internetit në vitin 2014.

Ndërsa fama e saj u rrit edhe më shumë kur u shfaq në kopertinën e Vogue India në tetor të vitit që lamë pas.

“Modelingu është më shumë një hobi sesa një profesion, sepse unë jam duke studiuar për mjekësi”, ka thënë ajo për Vogue.

vajza1

vajza3

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme