Përtej suksesit të madh, festivali i “Kënga Magjike” shoqërohet edhe me incidente të vogla mes artistësh.
Në një intervistë të dhënë për “Thumb”, Ardit Gjebrea është shprehur se i ka ndodhur që edhe të ketë prishur marrëdhënie me disa këngëtarë për shkak të pjesëmarrjes apo votimeve në festival.
“Unë nuk jam menaxher, unë jam artist. Dhe unë artistët i trajtoj si do të doja të më trajtonin ata mua. Si do të doja unë të më bënin koncert. Padiskutim që ka patur krisje. Ka patur dhe kam qenë shumë i keqardhur sepse nuk jam mirëkuptuar. Nuk ndikoj dot në votat e këngëtarëve.
Në moment që një artist i mirë më sjell një këngë që nuk është në nivelin e duhur unë instistoj dhe i them mos u fut në festival. Ka nga ata që më kanë falenderuar, ka nga ata që mendojnë se unë nuk kam dashur të futen në festival se mund të rrezikonin ndonjë mik timin. Ka patur edhe raste me miqtë e mi dhe u kam thënë edhe që shpesh ta rregullojmë këngën.”.- ka thënë Gjebrea.
Biden fal dënimet me vdekje, konvertohet dënimi për 37 të bu...
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...