Google ADS

Gili e pranon se është xheloze

23:05 | 31 Janar 2019
Trina Galanxhi

Këngëtarja e njohur Gili është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të muzikës shqiptare, dhe një ndër më të dëgjuarat këngëtare ndër vite në Kosovë.

Këngët e saj si ‘Prishtina’, ‘Unë pa ty’ e të tjera janë këngë që do të mbesin përherë në kujtesen e publikut.

I kënduar dashurisë e tradhtisë, por këtë të fundit kurrë nuk do ta falte. Kështu thotë vetë Gili, këngëtarja e hiteve të shumta, një nga ikonat e Prishtinë, e muzikës shqipe, shkruan Kosovarja.

Gili prej një jete është me Ilir Beranin, me të cilin siç dihet është njoftuar që në bankat e shkollës. Ata kanë ndërtuar një jetë e një histori të bukur dashurie mes vete.

Këngëtarja e njohur së fundi ka ardh me disa këngë, e një nga më të dëgjuarat u bë ajo me titull “Loçkoman”, një këngë tipike e stilit të Gilit, të cilën publiku po e dëgjon me vëndje.

Gili është nga ato këngëtare që gjithmonë tingëllojnë e duken bukur. Sharmi i saj pa dyshim që është i pa krahasueshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme