Gilberta dhe Iliri janë përballur pas 3 javësh që nuk flisnin për të sqaruar problemet mes tyre.
Gilberta ia tha se nuk dëshiron të jetë e treta në një marrëdhënie dhe u tërhoq prej tij pasi pa afrimitetin me Lindën. Ndërsa Iliri u shpreh se kishte pëlqim për Lindën ndaj doli me të, por i kërkoi edhe një takim sqarues Gilbertës për aq kohë sa nuk kanë bërë asgjë për të mos folur.
Gilberta: Doje që të fokusohesha tek ti dhe është e vërtetë, nuk kam qenë e fokusuar tek ti. Kam qenë shumë e fokusuar tek gjërat që unë po merresha në atë kohë dhe këtu ke të drejtë dhe këtë mënyrën tënde duke ndërtuar debate, mesa kuptoj unë ishte për të më tërhequr mua vëmendjen që të fokusohesha tek ti.
Iliri: Mund të themi që kanë ndodhur një seri gjërash që faktikisht nuk na lejonin të fokusoheshim tek njëri tjetri, plus edhe mos njohja e karaktereve… Janë të gjitha bashkë që çojnë në një gjë të tillë. Unë mendoj që tek e fundit, kur nuk i kemi bërë të keqe njëri-tjetrit, mund ta kishim bërë një hap edhe thjesht për një sqarim. Nuk e di pse nuk është bërë kjo gjë.
Gilberta: Sepse unë pashë që u afrove me Lindën dhe unë u tërhoqa pastaj se nuk më pëlqen të jem person i tretë.
Iliri: Unë pashë që ti më bëre disa veprime, ndërrim rruge dhe mospërfillje dhe të them të drejtën, kisha një pëlqim që ishte në “Stand by” dhe doja ta njihja. Këtë e bëra me gjithë dëshirë dhe nuk e bëra për ta ndërruar me një person tjetër.
Gilberta: Nuk po të akuzon njeri për këtë pjesë.
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...