Gigi Hadid shkëlqen në të bardha

08:21 | 24 Tetor 2018
A. B.

Gigi është njëra ndër modelet më të kërkuara në botë.

Ajo sivjet është zgjedhur  si modele për shoun te “Victoria’s Secret Fashion”, shkruan Daily Mail përcjell portali arbresh.info

Dhe Gigi Hadid, dëshmoi pse e meritoi këtë rol të saj, gjatë një paraqitje në New York ku dukej mahnitëse në të bardha.

Modelja 23-vjeçare është fotografuar duke hyrë në studio e “The Tonight Show” me Jimmy Fallon të martën.

E dashura bukuroshe e Zayn Malik, shkëlqeu me një kostum të bardhë,të cilin e kishte kombinuar me aksesorë të ndryshëm që e bënin të dukej me shumë stil.

Ndryshe, Gigi edhe kësaj radhe mahniti me linjat trupore prej një modele ideale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme