Gigi Hadid nuk po e vuan ndarjen nga Zayn Malik

23:05 | 15 Mars 2018
Arbresh.info

Para disa ditësh çifti më i përfolur në media, këngëtari Zayn Malik dhe supermodelja Gigi Hadid njoftuan për ndarjen e tyre pas dy vitesh lidhje.

Ata këtë lajmë e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale duke thënë që vazhdojnë të mbeten miq dhe të kenë respect për njëri tjetrin, shkruan arbresh.info.

Ndërsa, Gigi tashmë po vazhdon me aktivitet e saj në karrierën e saj si modele.

22 vjeçarja u fotografua ndërsa po dilte nga apartamenti i saj në Nju Jork e buzëqeshur dhe mjaft e lumtur duke mos shfaqur shenja nga ndarja me Zayn.

Së fundi edhe këngëtari britanik, Zayn ka postuar disa imazhe në Instagram ku u shfaqur më se i lumtur.

Ndërkaq, shkak i ndarjes së tyre ishte distance dhe angazhimet e shumta që dyshja kanë në karrierat përkatëse./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme