Gigi Hadid në ‘Vogue Italia’, revista akuzohet për editim të tepruar të imazheve

10:42 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Revista e njohur Vogue version Italia është akuzuar për përdorim të tepruar të efekteve dhe editimit duke shëndërruar modelen Gigi Hadid e cila ishte pjesë e kopertinës në një vajzë me ngjyrë.

Lexuesit e revistës dhe fansat e modeles kanë mbetur të shokuar për numrin e ri të muajit maj në të cilën paraqitet modelja 23 vjeçare e që dukej komplet ndryshe dhe me një lëkurë më të errët që një bionde tipike si Gigi nuk ishin mësuar ta shihnin, shkruan arbresh.info.

Modelja Hadid ka ndarë ballinën e revistës së njohur Vogue së bashku me modelin e njohur Justin Martin.

Ndryshe, modelja së fundi festoj ditëlindjen e saj të 23-të ndërsa është ribashkuar me këngëtarin Zayn Malik me të cilin u nda muaj më parë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme