Gigi Hadid kërkon ribashkim me Zayn Malik?

19:35 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Gigi Hadid dhe Zayn Malik shokuan mediat botërore pasi njoftuan për ndarjen pas dy vitesh lidhje.

Ata njoftuan për këtë ndarje përmes një postimi në rrjete sociale duke treguar se ata vazhdojnë të kenë respekt për njëri tjetrin ndërsa vazhdojnë të mbeten miq, shkruan arbresh.info.

Por, një veprim i fundit i bërë nga supermodelja Gigi ka ngjallur dyshimet për një ribashkim.

Kjo erdhi pas një imazh të postuar nga Zayn Malik në Instagram, të cilin modelja e ka pëlqyer.

Derisa këngëtari ka hequr nga lista e të ndekurve modelen 23 vjeçare, ajo vazhdon ta ndjek atë duke mos lënë anash as pëlqimin e postimeve.

Këto veprime të Gigi Hadid ka nxitur dyshimet që ajo po e vuan ndarjen nga 25 vjeçari dhe dëshiron një ribashkim me të.

Dyshja nuk kanë dhënë sqarime të tjera nga ndarja e tyre./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme