Google ADS

Gigi Hadid e ‘artë’, feston 23 vjetorin e lindjes

17:51 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Muajin e kaluar ajo u nda nga ish i dashuri, këngëtari Zayn Malik.

Modelja e njohur Gigi Hadid ka festuar 23 vjetorin e lindjes në një festë private në qytetin e Nju Jorkut.

Ajo e shoqëruar nga motra e saj, modelja tjetër Bella Hadid u fotografua derisa po dilnin nga nja hotel të veshura gjithë glamur.

E veshur me një fustan të shkurtër me ngjyrë të artë të kombinuar me grim, Gigi edhe këtë herë ishte në qendër të vëmendjes.

Përveç miqve të afër në këtë festë morën pjesë edhe prindërit e bukurosheve Hadid.

Dyshja Gigi dhe Zayn të cilët muajin e kaluar njoftuan për ndarjen kanë ngritur thashethemet për një ribashkim, pasi që Zayn ditë më parë u fotografua duke dalur nga banesa e Gigi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme