Romanca e supermodeles amerikane, Gigi Hadid dhe modelit Tyler Cameron duket se ka përfunduar.
Pas dy muajsh takime, një burim e ka konfirmuar për E! News që modelja dhe partneri i saj janë ndarë, duke shtuar se Tyler është zyrtarisht beqar.
Ky konfirmim vjen më pak se një javë pasi Tyler, i cili u shfaq në sezonin e Hannah Brown të serisë së realitetit, la të kuptohet për një ‘shpërthim’ të mundshëm në mes tyre. Ndërsa ishte në E! ‘S Daily Pop, Tyler iu drejtua spekulimeve të marrëdhënies që përfshinin atë dhe Gigi.
Gigi, 24 vjeçe, kaloi pjesën më të madhe të shtatorit jashtë shtetit për muajin e modës ndërsa Tyler, 26 vjeç, po punonte në karrierën e tij të modës në Amerikë. Në fillim të kësaj jave, Tyler u shfaq në ‘Watch What Happens Live’, ku tha se është, “beqar”.
“Gigi mendon se Tyler është vërtet i lezetshëm dhe është poashtu dëgjues i mirë”, ka thënë burimi për E! News në gusht. “Ata kanë qenë duke folur me javë dhe kanë planifikuar të takohen kur Tyler ishte në NYC”.
Herët në shtator, Tyler ishte për të përkrahur Gigin në funeralin e gjyshes së saj. Ai shoqërohej nga motra e Gigit, Bella Hadid, vëllai Anwar Hadid dhe e dashura e tij, Dua Lipa, nëna Yolanda Hadid dhe i dashuri i saj, Joseph Jingoli. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...