Pavarësisht se është një nga ishujt më të bukur në botë, duket se modelja Gigi Hadid nuk do te ktheeht me në Mykonos.
Supermodelja me famë botërore ka habitur të gjithë ditën e djeshme ndërsa ka treguar eksperiencën e tmerrshme që provoi me motrën e saj, modelen e njohur Bella Hadid, dhe dy motrat e tjera Marielle dhe Alana Hadid, në vendin më të lakmuar të momentit.
Në një foto të publikuar në Instagram, ajo shkruan “Mos e lejoni ‘Instagram-in’ t’ju gënjejë. Më vodhën. Nuk do të kthehem kurrë më këtu. Nuk ia rekomandoj askujt. Shpenzojini paratë tuaja diku tjetër”.
Gigi nuk ka treguar ndonjë detaj më tepër, por babai i saj Mohamed Hadid ka zbuluar çfarë ka ndodhur. Ai ka rrëfyer për “TMZ” se gjatë kohës që vajzat kanë qenë jashtë, shtëpia e tyre me qira është vjedhur, por fatmirësisht asnjëra prej tyre nuk është lënduar. Më tej ai ka treguar se janë vjedhur vetëm gjërat personale të Gigit dhe Bellas./ LIVING
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave