Ghetto Geasy, Majk dhe Xhensila Myrtezaj kanë bashkuar forcat për një projekt të përbashkët.
“Mëkati jem” titullohet projekti i cili u kompletua edhe nga ana vizuale me një paraqitje skenike të mahnitshme e njëherësh provokuese të artistes së njohur, shkruan arbresh.info
Teksti është shkruar nga Geasy dhe Majk, ndërkohë që producimi u realizua nga ZzapnChriss.
Miksimi dhe masterizimi i këngës ndërkohë u bë nga Bigdeal Records.
Videoja dhe klipi atraktiv i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, Max Production.
Kujtojmë se si Xhensila edhe dy reperët nuk munguan me projekte gjatë verës. Ghetto Geasy bashkëpunoi me Stine për këngën “Andiamo”, kurse Xhensila erdhi në një duet me Lumi B, me titull “Prit Pak”. Kurse Majk e nisi verën me bashkëpunimin e suksesshëm me Ledrin “Marr” dhe e mbylli me një tjetër bashkëpunim me Onat dhe Cozman, “Amore”. /arbresh.info/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit