Muajin e kaluar këngëtarja shumë e dashur për publikun, Enca Haxhia, humbi të atin. Ai u nda nga jeta në një moshë të re pas një sëmundjeje të rëndë.
Këngëtarja preferoi të mos e ndante dhimbjen e saj me fansat. Ajo iu rikthye muzikës me projekte të reja dhe publikoi foto në Instagram- veprime që nuk u pritën aspak mirë. Megjithatë gjatë një bisede me ndjekësit në Instastory, e pyetur për gjendjen e saj shpirtërore pas humbjes së të atit, Enca është shprehur: “Të tregohem e sinqetë, shumë e miksuar. Sidomos këto ditë që kam pasur më shumë kohë ‘t’i ndjej ndjenjat e mia”.
Po ashtu teksa një ndjekës i shkruan si mundet të publikojë foto ku shihet e lumtur, menjëherë pas vdekjes së babait, këngëtarja ka sqaruar se i mban ndjenjat larg rrjeteve sociale.
“Hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas Instagram-it, sesi i përjetoj unë dhe familja ime gjërat dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh.
Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s’do t’i trajtoja kurrë si tema Instagram-i.
Instagram-i nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq.
I vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe”-shkruan Enca.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...