Kampionia botërore e Fitnesit, Getta Beqa, ka treguar ‘tekat’ dhe ‘sekretet’ e linjave perfekte të VIP-ave si Nora Istrefi, Dafina Zeqiri, apo edhe për bashkëshorten e kryeministrit të Kosovës, Anita Haradinajn.
“Nora, kur ka qenë shtatzënë ka qenë shumë e disiplinuar. Kishte frikën se nuk do të mbante linjat dhe ka dalë me linja më të mira nga çfarë i kishte”, tregon ajo për Nora Istrefin, e ftuar në “Top Show Magazinë” në Top Channel.
“Është shumë e fuqishme, është shumë e fortë”, thotë për Anita Haradinajn, bashkëshorten e Ramush Haradinajt.
Ndërsa për Dafina Zeqirin, Getta shprehet se: “Dafina është shumë e fortë, nuk dorëzohet. Ka shumë vullnet”.
Por pavarësisht se ajo është një trajnere personale e shumë prej VIP-ave shqiptarë, synimi i saj është që të bëjë “pjesë të saj” edhe Rita Orën.
“Ritën sa ta shtie në dorë, sepse kam për ta ndryshuar komplet”, shprehet ajo duke vënë në dukje se këngëtarja me origjinë shqiptare ka mundësi të bëhet edhe më e mirë nga sa është./Top Channel
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...