Google ADS

Getoar Selimi dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin me Inva Mulën “Jemi njo”

19:03 | 19 Prill 2023
E.H

Dy reperët shqiptarë, Getoar Selimi dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat me sopranon e njohur, Inva Mulën.

Tre artistët sollën projektin të shoqëruar me videoklip që tashmë gjendet e publikuar në kanalin zyrtar të Babastars në YouTube.

Teksti i këngës është shkruar nga Getoari dhe MC Kresha, teksa për muzikën është përkujdesur produksioni ZZap and Chriss bashkë me Mulën dhe Florent Boshnjakun.

Ndërkohë, regjistrimi, miksimi dhe masterizimi u realizuan nga Bigdeal Records.

Theksojmë që ky projekti erdhi si befasi për fansat e dy rap-artistëve që prej vitesh u komentuan për konflikte me njëri-tjetrin.

Ky bashkëpunimi i Geasy dhe MC Kresha vjen disa muaj pasi ata zbuluan se kanë rregulluar raportet dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme