Verën e kaluar reperit nga Prishtina, Getoar Selimi e grabitën në apartamentin e tij në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.
Një vajzë 17 vjeçare i vodhi atij orën 35 mijë euro.
Direkt pas ngjarjes, vajza me inicialet D.K. u arrestua nga Policia e Tiranës pasi u mësua se ishte e bija e pastrueses, që këngëtari kishte punësuar për t’u kujdesur për apartamentin. 17 vjeçarja shkoi në shtëpinë e tij së bashku me nënën e saj dhe fshehurazi saj vodhi orën “Hublot”, që kushtonte 35 mijë euro.
Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur pas ndodhisë se grabitja u krye në momentin kur Getoar Salimi dhe e dashura e tij, Marina Vjollca, nuk ndodheshin në shtëpi.
Vajza me banim në Kamëz ia dha orën të dashurit të saj, Mërgim Lala, për ta fshehur në banesën e tij, por nuk vonoi shumë pasi ajo dhe i dashuri 20vjeçar u arrestuan.
Tashmë vetëm disa muaj pas ngjarjes, Gjykata e Tiranës ka përfunduar Gjykimin, duke e shpallur fajtore vajzën dhe të dashurin e saj.
Sipas vendimit, Gjykata e ka shpallur fajtore vajzën me inicialet D.K. me 4 vjet e 6 muaj burg.
Dënimi i saj ka shkuar në 3 vjet burg, për shkak të uljes së një të tretës si rrjedhojë e gjykimit të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Me gjithë këtë dënim, ajo nuk do të vuajë dënim në qeli.
Në përfundim, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 5 vjeçare.
Gjatë kësaj periudhe, e pandehura duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës dhe nuk duhet të kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Ndërkohë që djali është dënuar me 4 muaj burg, por përfundimisht gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi.
Ai po ashtu do të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës për një periudhë 18 mujore.
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...