Getinjo dhe Viven u ribashkuan sepse do bëhen prindër?!

15:01 | 31 Maj 2023
K.B

Ditën e djeshme Getinjo dhe Viven Thano u bënë kryefjalë e mediave.

Kjo pasi çifti u filmua me njëri-tjetrin.

Videoja erdhi pak javë pasi ata njoftuan se i dhanë fund lidhjes së tyre që e nisën në ‘Big Brother VIP Kosova’.

Ata fshinë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami dhe nuk ndiqen më.

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Vivien tha se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

Vivien ka publikuar në Instagram një video ku vihet re barku paska më i rrumbullakosur mbi të cilin ajo mban dorën sikur e përkëdhel.

Dhe kanë nisur aludimet se dyshja mund të bëhen prindër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme