Reperi i nohur Getinjo feston sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 29-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Një nga urimet më të përzemërta, reperi ferizajas e ka marrë nga vëllai i tij, reperi tjetër i njohur, i cili në një fotografi të përbashkët të publikuar në InstaStory, nuk ka nguruar ta quajë “mbret” vëllan e tij të madh.
Ndërkohë, vet Getinjo në një ditë si kjo ka vendosur që të publikojë në rrjetin social Instagram një “selfie”, duke bërë një premtim në 29-vjetorin e tij të lindjes.
Ai ka shkruar se tani e tutje do t’i kushtohet më shumë vetes së tij dhe profesionit, pasi deri më tani ka bërë një jetë më relaksuese.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“HBD to me ok, 29’ //Sot u bonen 29 vjet plot jete! Faleminderit Zotit dhe familjes! Un n’kto vitet e fundit kom jetu pa rregulla, pa plan diqysh hiq sma ka nij per kurgjo! N’kete vit kom vendos me ndryshu shum sene te vetja, me punu ma shum me veten mu largu pak prej jetes “CHILL NONSTOP” dhe gjithashtu mi kushtu rendesi shum ma shum profesionit tem MUZIKES! Ju dua”.
https://www.instagram.com/p/CBWd38WjtcV/?utm_source=ig_embed
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...