Getinjo befason me stilin e ri të flokëve

20:46 | 14 Maj 2020
A. B.

Reperi i njohur Getinjo është një emër mjaft i ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, apo aktivitetet muzikore, shkruan portali arbresh.info

Getinjo këtë kohë ka shfrytëzuar kohën për të bërë një ndryshim në dukje e që po e prezanton përmes fotografive në Instagram.

Në një imazh të ri reperi nga Ferizaj shihet me flokë më të gjata se zakonisht të lidhura lartë teksa shkruan “vazhdo të tentosh”.

Ndryshe kënga e fundit e Getinjos “Baby baby” u lansua pak javë më parë dhe u mirëprit nga fansat e tij të shumtë kudo. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme