Google ADS

Georgina tregon se si e pret Ronaldon kur ai kthehet në shtëpi

10:38 | 23 Prill 2019
A. B.

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina tani pasi është një figurë e njohur për mediat rozë  nuk ngurron edhe të ndajë pjesë nga përditshmëria e saj me ndjekësit në rrjetet sociale.

Georgina numëron mbi 10.5 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa këto ditë ka ndarë imazhe nga pushimet e çiftit në Kroaci, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi ajo ka postuar një imazh tejet provokativ në llogarinë e saj personale në “Instagram”, ku përshkrimin e ka lidhur me partnerin e saj të cilit i është referuar si “burrë”, duke treguar se si e pret Ronaldon kur ai kthehet në shtëpi.

“Kur një shoqe më thotë: Është duke ardhur burri yt, sillu normalisht. Ndërsa unë:…”, ka shkruar bukuroshja duke ia bashkëngjitur fotografinë me pozën e saj.

Kujtojmë se Alana është fëmija më i vogël dhe i vetëm i përbashkët i çiftit, ndërsa Ronaldo ka edhe tre fëmijë tjerë që kanë lindur me nëna surrogate.

Ai u bë baba për herë të parë më 17 qershor 2010 kur erdhi në jetë djali Cristiano Jr., i cili lindi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më vonë (8 qershor 2017), CR7 u bë baba i binjakëve, vajzës Eva dhe djalit Mateo, po ashtu në SHBA përmes një nëne surrogate. Derisa Georgina e lindi Alana Martinan më 12 nëntor 2017.  /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme