Georgina Rodriguez ekspozon format trupore nga palestra

21:02 | 12 Maj 2020
A. B.

Ushtrimet e Georgina Rodriguez kanë qenë një temë e përsëritur mes fansave, teksa ajo vazhdon të qëndrojë e izoluar me familjen e saj.

Ajo ka publikuar sërish fotografi duke ushtruar nga shtëpia, teksa veç të tjerash ka ekspozuar trupin e saj të tonifikuar, shkruan portali arbresh.info

26 vjeçarja duket mahnitëse, teksa ekspozon format me kostumin e gym-it ngjyrë të zezë.

Dhe padyshim që rezultatet janë shumë të qarta. Ajo duket një “bombë” me një trup për t‘u pasur zili.

Bashkëshortja e Ronaldo është gjithmonë aktive në rrjetet sociale, teksa nuk ngurron vazhdimisht të shfaqë linjat e saj para 17.7 milionë ndjekësve në “Instagram”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme