Google ADS

Georgina pret t’i propozojë Ronaldo për martesë

23:43 | 6 Shkurt 2019
Arbresh.info

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka pranuar se do të donte të martohej me yllin, por zbuloi se ishin vetëm thashetheme lajmet që dolën më parë se ata u fejuan.

Modelja 25-vjeçare, rrëfeu se martesa ishte patjetër në plan të tyre por, ata janë tejet të zënë momentalisht, shkruan dailymail.

“Do të më pëlqente të martohesha me të. Tash kemi prioritete, por në të ardhmen do të ishte e mrekullueshme të bëhem gruaja e tij”, ka thënë Georgina për Hola.

 

Çifti filloi të takoheshin qysh nga viti 2016 dhe kanë një vajzë të quajtur, Alana, 14 muajshe, ndërsa Cristiano është gjithashtu baba i binjakëve Eva dhe Mateo.

Duke diskutuar familjen e tyre të përzier, Georgina tha: “Ata janë lumturia e jetës sime”, megjithatë konfirmoi se nuk kishte plane ende për të zgjeruar familjen e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme