Georgina ndan fotografi me Ronaldon

22:53 | 7 Qershor 2023
K.B

Georgina Rodriguez është ndër figurat më të njohura ndërkombëtare, për të cilën flitet mjaft shumë.

Kohëve të fundit u përfol për një ndarje të mundshme mes saj dhe Cristiano Ronaldos.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi me Cristiano Ronaldon, duke shuar zërat njëherë e mirë, se ata janë bashkë dhe nuk ka vend për ndarje, shkruan Arbresh.info


Georgina ka publikuar edhe sezonin e dytë të “I am Georgina 2” , ku shënon rikthimin në ekran të modeles, nënës dhe biznesmenes, e cila tregoi për jetën në Jaca, ku është rritur si fëmijë e deri në pjesëmarrjen në “Grammy Latine”.

Ajo po ashtu në këtë dokumentar tregoi edhe për lindjen e binjakëve dhe vdekjen e njërit prej tyre.

“I am Georgina” është një reality shou i prodhuar nga Komodo Studio për Netflix dhe në sezonin e tij të parë, i publikuar në janar 2022, ishte ndër 10 programet më të ndjekura në 62 vende, me 80 milionë orë të ndjekura në 28 ditët e para.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme