Google ADS

Georgina i tregon me krenari strijat në bark dhe kilogramët e tepërt

08:30 | 29 Qershor 2022
A. B.

Ata kanë qenë këto ditë duke shijuar pushimet në Ibiza me pesë fëmijët e tyre.

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez vazhduan të argëtoheshin nën diell teksa pushonin në një jaht superluksoz, shkruan arbresh.info

Bukuroshja është shfaqur në bikini të zeza duke vënë në pah trupin e saj natyral pas lindjes.

Georgina i tregoi me krenari strijat në bark që i kanë mbetur nga shtatzënia dhe kilogramët e tepërt që i kishte shtuar derisa ishte në pritje.

Kujtojmë që Georgina në prill solli në jetë njërën nga foshnjat binjake që priste. Foshnja e gjinisë mashkull kishte vdekur në lindje, kurse vajza jetoi.

Kujtojmë se, Ronaldo dhe Georgina janë prindër të një vajze së bashku, që e mirëpritën në 2017.  / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme