Ata janë në një lidhje me njëri-tjetrin prej gati katër vitesh.
Dhe futbollisti, Cristiano Ronaldo, 35 vjeçar, dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez, 26 vjeçare, ndanë një ‘selfie’ me fansat e tyre në Instagram të enjten.
Çifti dukej se po shijonin rrezet e diellit në kuvertën e një jahti privat dhe Georgina dukej e bujshme në bikini, teksa tregonte linjat trupore, shkruan DailyMail.
Ronaldo tregoi fizikun e tij të shkëlqyer, ndërsa kishte vënë një palë syze me kornizë ari dhe një kapele bejsbolli në kokë.
Ndërsa Cristiano e publikoi këtë imazh të storjet e tij në Instagram, Georgina e ndau të njëjtën fotografi me ndjekësit e saj dhe shkroi një përshkrim të ëmbël përbri tyre.
“E vetmja gjë që më pëlqen më shumë se ti jemi ne”, kanë qenë fjalët e Rodriguez në Instagram.
Georgina dhe Cristiano kanë qenë të izoluar me familjen e tyre – Cristiano Jr, binjakët e Ronaldos Eva dhe Mateo, tre vjeçarë, dhe vajza e tyre Alana, dy vjeçe, pasi ishin zhvendosur nga Portugalia në Torino në veri të Italisë.
Cristiano festoi të mërkurën ditëlindjen e dhjetë të djalit të tij, Cristiano Jr.
Gjatë pandemisë, familja kishte qëndruar në Madeira në një përpjekje për të shmangur kontraktimin e virusit, pas tre shokëve të skuadrës së Ronaldos si: Daniele Rugani, Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi të cilët ishin ndër lojtarët e parë të Serisë A që rezultuan pozitiv me COVID-19.
Ata u kthyen në Torino në fillim të majit dhe iu kërkua të kalojnë 14 ditë në shtëpi në izolim, sipas rregullave të qeverisë për ardhjet ndërkombëtare. /Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...