Google ADS

George Clooney merr në shtëpi një refugjat nga Iraku

15:17 | 7 Shtator 2017
Trina Galanxhi

George Clooney dhe gruaja e tij Amal kanë marrë në shtëpinë e tyre një refugjat nga Iraku.

“Ai ishte në një autobus në Mosul kur ISIS vrau dy shoferët e autobusit. Ai ka mbijetuar dhe ka ardhur në SHBA. Ai ka kaluar të gjitha kontrollet kufirate dhe në mënyrë spontane ne e kemi hapur shtëpinë për të”, citohet të ketë thënë aktori.

Hollywood Reporter shkruan se 56-vjeçari ka deklaruar se refugjati jazidi nga Iraku, ka filluar studimet në një Universitet në Çikago, transmeton portali arbresh.info

Aktori është i njohur për ndihmat që bën në mbështetje të refugjatëve që shkojnë në Shtetet e Bashkuara.

Gruaja e tij shtetase britanike, me origjinë nga Libani, lufton si prokurore e të drejtave të njeriut për gratë Jazidi nga Iraku verior.

Një nga klientet e saj është Nadia Murad, e cila i mbijetoi trafikimit njerëzor. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme