Google ADS

George Clooney fillon xhirimet e filmit për luftën e dytë botërore

14:41 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Akotri i njohur Hollywood-ia George Clooney ka filluar xhirimet e serisë më të re e cila përshkruan luftën e dytë botërore ‘Catch 22’ në Itali.

Fituesi i çmimit Oscar përveç rolit do të jetë edhe regjisorë në serinë Amerika, Anglez dhe Italian, 57 vjeçari u pa gjatë xhirimeve të filmit së bashku me ekipin e aktorëve, shkruan arbresh.info.

Kjo seri do të përfshijë gjashtë episoda ndërsa do të shohim aktorin George në rolin e Scheisskopf, një komandat trajnues në shkollën e kadetëve të Yossarian.

Përshtatur nga romani i Joseph Heller 1961, seria gjashtë-episodike ‘Catch-22’ tregon historinë e kapitenit bombardues të Forcave Ajrore të SHBA, John Yossarian (Christopher Abbott)./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme