George Clooney është shprehur se trazirat në Uashington DC në fillim të kësaj jave e kanë vendosur Donald Trump dhe familjen e tij në “koshin e mbeturinave të historisë”. Aktori hollivudian kritikoi presidentin dhe familjen e tij për nxitjen e trazirave dhe sulmimin e ndërtesës së Kapitolit.
“Donald Trump dhe e gjithë familja e tij duhet të shkojnë në koshin e plehrave të historisë. Emri i tij tani do të shoqërohet përgjithmonë me kryengritjen”, është shprehur aktori. Shumë yje në Hollywood shprehën zhgënjimin e tyre me ngjarjet që ndodhën në Capitol Hill të Mërkurën.
Mes tyre ishte dhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa. 25-vjeçarja, e cila ka shprehur gjithmonë se është një simpatizante e Joe Biden, i cilësoi mbështetësit e Trump si terroristë./abcnews/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...