George Clooney bëhet i sinqertë në lidhje me prindërimin: Doja vetëm një djalë

10:41 | 17 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Aktori amerikan, George Clooney, së fundmi ka qenë  ftuar në një podcast të Mark Maron të quajtur “WTF with Marc Maron”, ku kujtoi momentin kur ai dhe gruaja e tij Amal morën vesh se po prisnin binjakë.

“Për të sqaruar disa gjëra, unë nuk doja të martohesha, e lëre më të kisha fëmijë. Dhe më pas ai person i mahnitshëm erdhi në jetën time dhe unë humba mendjen. E dija që në momentin e parë që gjithçka do të ishte ndryshe”, tha Clooney, transmeton portal arbresh.info

“Nuk kisha ëndërruar kurrë se do të ishin binjakë. Ishte një moment që do ta mbaj mend gjithë jetën. Ne ishim te doktori dhe ai vendosi një foto me ultratinguj para tij dhe tha: “e mrekullueshme, ka një djalë këtu”, dhe unë isha i emocionuar që do bëhesha me djalë dhe më pas ai tha “është edhe një vajzë”.  Unë dhe motra e Amalit mbetëm të shtangur. Mezi isha gati për një fëmijë, por sot nuk jam penduar. Falë Zotit që kemi pasur njëri-tjetrin gjatë kësaj pandemie”, shtoi aktori.

Aktori ka kujtuar edhe momentin kur bashkëshortja e tij Amal dhe ai filluan të mendonin për krijimin e një familjeje.

“Ne ishim të martuar për rreth një vit dhe më kujtohet një natë ishim me shoqe që kishin fëmijë, fëmijë shumë të zhurmshëm. Unë dhe Amal dolëm për një shëtitje dhe filluam të flisnim. Të dy pranuam me njëri-tjetrin se ishim të lumtur dhe se dhe më pas ajo shtoi se duhet ta ndajmë lumturinë dhe dashurinë tonë me dikë tjetër”, zbuloi Clooney, duke thënë se mendoi vetëm për një minutë.

“Pastaj, unë i thashë asaj që po edhe mund ta provojmë. Më duhet të pranoj që e gjithë situata ishte emocionale, sepse isha i bindur se nuk do të kisha kurrë fëmijë dhe tashmë isha pajtuar me atë vendim”.

Clooney për fëmijet e tij thotë se janë shumë të lumtur dhe se gjithmonë bëjnë shaka.

“Aleksandar katërvjeçar çdo mëngjes zgjohet në orën tetë dhe troket në derë. Kur e pyes kush është ai më thotë: ‘Jam unë, Alexander Clooney’. Pastaj hap derën, që ai të mund të vrapojë në dhomën time sa më shpejt që të mundet duke qeshur. Ata të dy më bëjnë vërtet të lumtur”, tha aktori i njohur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme