Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po vazhdon të shijojë periudhën më të bukur të jetës së saj, në krahët e të dashurit të saj, Huseyin Usta.
Çifti janë mjaft aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, Genta ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory dhuratën e veçantë që partneri i saj, kishte përgatitur për të enkas për festën e flamurit.
Bëhet fjalë për një tortë të gatuar nga vet Huseyin, në mbishkrimin e së cilës shkruhej “Urime 28 nëntori”.
E mahnitur nga kjo befasi, këngëtarja nuk humbi kohë duke marrë telefonin dhe duke e ndarë atë me ndjekësit e saj në InstaStory.
Mesa duket, biznesmeni turk është familjarizuar mjaft mirë me festat kombëtare shqiptare si dhe traditën dhe kulturën e vendit prej nga vjen e dashura e tij./telegrafi/
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...
Operacion i EUROPOL dhe SPAK: Nëntë të arrestuar, konfiskohe...
Nesër prezantohet qasja e Qeverisë për Programin për Paranda...
“Edhe ky shumë dyfytyrësh” – Për cilin banor e ka fjalën Xhe...