Google ADS

Genta Ismajli shpërblehet me çmim në Turqi

09:58 | 25 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Artistja nga Kosova, Genta Ismajli, tash e një kohë është zhvendosur në Turqi dhe atje po zhvillon të gjitha aktivitetet e saj muzikore.

Bukuroshja, e cila ishte pjesë e ndarjes së çmimeve “Altın Kanat Ödülleri” arriti të rrëmbejë çmimin “Dueti më i mirë i vitit”, në saje të bashkëpunimit me artistin turk, Eypio.

Këngëtarja nga Gjilani tërhoqi gjithë vëmendjen me fustanin e gjatë transparent, përmes së cilit zbuloi figurën trupore.

Ajo njëherësh interpretoi këngën “Shake it”, gjersa u përfol nga mediat turke për energjinë e madhe që solli në skenë.

Ndërkaq, markat ambicioze të Biznesit dhe Ekonomisë dhe artistët më të mirë të vitit u shpërblyen mbrëmë në natën e çmimeve.

 

Artistja kosovare ishte në krye të ceremonisë së ndarjes së çmimeve ku u zgjodh më e mira e vitit.

Emra të shumtë të njohur si Nuri Alço, Yılmaz Morgül, Ümit Karan, Umut Akyürek, Ferman Toprak, Gizem dzdili, Banu Zorlu, Fatih Bulut dhe Murat Övüç morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u mbajt në Qendrën Kulturore Akatlar.

Veç projekteve, 35-vjeçarja në Turqi ka gjetur edhe fatin e jetës pasi momentalisht po shijon lidhjen e re me biznesmenin turk, Huseyin Usta. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme