Genta Ismajli paralajmëron projektin e ri me artistin turk

16:11 | 14 Tetor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, është duke shijuar suksesin e projektit të ri muzikor të titulluar “Ça me bo”.

Mediet turke raportojnë se ajo ka nisur punën për këngën e re dhe se tani po vjen në bashkëpunim me një artist turk.

Genta nuk e ka zbuluar emrin e artistit, duke lënë surprizë për fansat dhe admiruesit e muzikës së saj.

 

View this post on Instagram

 

❤️? Photo by: @norikuka

A post shared by Genta Ismajli (@genta.ismajli) on

“Do jetë një befasi dhe për momentin nuk do t’ia zbuloj emrin e këngëtarit, por kënga do jetë në gjuhën turke”, ka thënë ajo.

Krijuesja e hitit “Zjarr” për më shumë se një vit jeton mes Kosovës dhe Turqisë, për shkak të lidhjes me biznesmenin Huseyin Usta. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme