Ajo tash e një kohë ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e shtypit në rozë në sajë të lidhjes së re me biznesmenin turk.
Fjala është për këngëtaren nga Gjilani, Genta Ismajli, e cila po vazhdon të shijojë jetën e re përkrah Huseyin Usta, shkruan portali arbresh.info
Data 14 shkurt e këtij viti ishte mjaft e veçantë për të, pasi ky ishte Shën Valentini i parë që ajo festoi pranë të dashurit të saj të ri, kështu në ditën e të dashuruarve ajo mori një dhuratë nga i dashuri i saj një buqetë të veçantë me lule, të cilën vendosi ta ndajë me fansat e saj në InstaStory.
“Jeta na jep shumë gjëra për të cilat duhet të jemi falënderues, unë e falënderoj Zotin për ty, një bekim në jetën time, ti je. Të dua zemër”.
Jeta e saj tashmë është ndarë mes Kosovës dhe Turqisë, një jetë dinamike me plot zhvillime e gjëra të bukura. /arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...