Google ADS

Genta Ismajli i bëri dedikim romantik të dashurit për Shën Valentin

09:48 | 15 Shkurt 2020
A. B.

Ajo tash e një kohë ka rrëmbyer gjithë vëmendjen e shtypit në rozë në sajë të lidhjes së re me biznesmenin turk.

Fjala është për këngëtaren nga Gjilani, Genta Ismajli, e cila po vazhdon të shijojë jetën e re përkrah Huseyin Usta, shkruan portali arbresh.info

Data 14 shkurt e këtij viti ishte mjaft e veçantë për të, pasi ky ishte Shën Valentini i parë që ajo festoi pranë të dashurit të saj të ri,  kështu në ditën e të dashuruarve ajo mori një dhuratë nga i dashuri i saj një buqetë të veçantë me lule, të cilën vendosi ta ndajë me fansat e saj në InstaStory.

 

“Jeta na jep shumë gjëra për të cilat duhet të jemi falënderues, unë e falënderoj Zotin për ty, një bekim në jetën time, ti je. Të dua zemër”.

Jeta e saj tashmë është ndarë mes Kosovës dhe Turqisë, një jetë dinamike me plot zhvillime e gjëra të bukura. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme