Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri.
Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me reperin gjerman Eko Fresh dhe producentin Phat Crispy në një këngë të titulluar “Bad B*itch”.
Kënga është ritmike dhe hip-hop dhe e vjen e gërshetuar në tri gjuhë: shqip, gjermanisht dhe anglisht.
Muzika dhe teksti janë realizuar nga Eko Fresh, Genta Ismajli, dhe Nasco Feka18.
“Bad B*tch” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Gjermani.
Regjisori i klipit është Nasco Feka18.
Këngëtarja nga Gjilani e cila është në pritjen e ëmbël të binjakëve, është shfaqur për herë të parë shtatzënë në një klip. /Telegrafi/
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll