Google ADS

Genta Ismajli dhe i dashuri i saj shkëmbejnë puthje me maska

20:42 | 28 Prill 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po qëndron e izoluar në këtë periudhë me të dashurin e saj, Huseyin Usta.

Ajo është duke shijuar në maksimum lidhjen, teksa ndan shpesh me të dashurin në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme për fansat e saj, shkruan portali arbresh.info

Së fundmi ishte i dashuri i Gentës ai i cili i ka publikuar disa foto ku shihet se po e shoqëron Gentën në qendër estetike.

Në fotot e postuara çifti shihen duke u puthur me maska në fytyrë.

Ashtu si të gjithë kolegët e saj, edhe këngëtarja Genta Ismajli është detyruar të ndërpresë të gjitha aktivitetet muzikore shkaku i pandemisë globale COVID-19.

Ajo ka mbetur në Zvicër, atje ku edhe jeton i dashuri i saj biznesmen me prejardhje turke. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme