Gent Zenelaj ndan gëzimin familjar me fansat: Një lutje që mu plotësua

00:37 | 16 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Familja e aktorit të dashur për publikun shqiptar, Gentian Zenelaj, ka një gëzim të madh. Vëllai i tij është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e bukur e ka ndarë Genti me ndjekësit e tij në llogarinë e “Instagram”-it. “Sa lumturi për mua sot o Erjon Zenelaj dhe Rina Kanto. Qoftë i bekuar ky djalë o vëllai im. Të shoh ty prind është një lutje që mu plotësua… Liam ardhsh i bardhë…”, shkruan Zenelaj bashkëngjitur me foton që i ka mbuluar fytyrën nipit.

Ndërkohë kujtojmë se vetë aktori është baba i dy fëmijëve, Danieli dhe Aria nga martesa me bashkëshorten Aida.

https://www.instagram.com/p/BraC4BKlgYK/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme