Avokatja e Amber Heard, Elaine Bredehoft, pretendoi se aktorja përdori një produkt grimi nga Milani Cosmetics për të mbuluar shenjat në lëkurë të cilat dyshohet se ia kishte shkaktuar Johnny Depp.
Problemi i vetëm me pretendimin është se seti i korrektorëve All In One i Milani Cosmetics nuk ishte në shitje deri në vitin 2017, siç shpjegohet nga vetë marka. Milani Cosmetics postoi një video të TikTok duke shpjeguar se seti i grimit i shfaqur nga avokatja e Heard nuk kishte dalë në treg para vitit 2017.
Amber Heard pretendon se abuzimi ka ndodhur nga viti 2014 deri në vitin 2016. Ata u divorcuan në vitin 2016. Produkti i grimit u lançua në dhjetor të 2017-s.
Ndonëse avokatja e Heard nuk përmendi specifikisht emrin e Milani Cosmetics në gjykatë, ajo mbajti produktin e markës gjatë seancave gjyqësore dhe tha se Heard e mbante atë produkt çdo ditë për të fshehur shenjat. Ndoshta Bredehoft thjesht po e përdorte produktin si shembull të llojit të grimit që përdorte Heard, por është gjithashtu e mundur që thjesht po gënjente, siç shumë njerëz shkruajnë në rrjete sociale.
Gjyqi do të vazhdojë të hënën. Johnny Depp po përpiqen të provojë se eseja që Amber Heard shkroi për Washington Post në vitin 2018 – në të cilën ajo e shfaqi veten si viktimë të abuzimit në familje – ishte shpifje. Depp ka mohuar akuzat e Heard që në fillim dhe po kërkon një minimum prej 50 milionë dollarësh dëmshpërblim plus një shpërblim prej të paktën 350,000 dollarë, së bashku me shpenzimet gjyqësore dhe tarifat e avokatëve.
amber heard’s defense claimed she hid her bruises with a color correcting palette that she always carried with her… but the makeup brand @milanicosmetics posted this yesterday proving it wasn’t possible ? pic.twitter.com/rdhq61Hsba
— boze (@bigbossboze) April 22, 2022
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...