Mutacioni i genit Brca apo siç quhet ndryshe ‘geni Jolie’ që e rrit deri në 8 herë rrezikun e kancerit, nuk është një dënim me vdekje, meqenëse mundësitë për të mbijetuar janë po ato që kanë edhe pacientët që nuk e kanë genin në ADN.
E ka konfirmuar këtë një studim i universitetit Southampton që ka arritur në përfundimin se mastektomia, pas diagnozës, nuk ka efekte te shpresat për të mbijetuar.
Mutacini Brca u bë i famshëm prej aktores Angelina Jolie e cila e bëri publik vendimin për të ndëryhrë në të dy gjokset pasi zbuloi se kishte këtë gen të trashëguar.
Studimi ekzaminoi të dhënat e 2733 grave të moshës 18-40 vjeç që kishin pasur diagnozën e tumorit në gjoks. 12% e tyre e kishin të trashëguar. Pas 10 vitesh, vdekshmëria rezultoi të ishte e njëjtë në të dy kategoritë e grave./living
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...