Google ADS

Genci shkrihet nga dashuria për Enin, kështu e quan atë

21:46 | 14 Maj 2019
A. B.

Reperi i njohur kosovar, Genc Prelvukaj ka disa muaj tashmë që është fejuar me këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçi.

Duket se reperi kosovar është i dashuruar kokë e këmbë në këngëtaren shqiptare, shkruan portali arbresh.info.

Së është kështu shihet në një postim që ai e ka bërë në instagram, ku e krahasohon me hënen të fejuaren e tij bukuroshe.

“Kjo është Hana. Bukuria e saj e vërtetë, që nuk ndryshon kurrë, që nuk venitet as ikën, është nga brenda. Mirësia që rrjedh përbrenda saj është më e madhe se oqeanet ndërsa buzëqeshja jep dritë në çdo pjesë të jetës ku është vërtetë erret. Me vjen inat sepse fjalët janë aq të varfuna të përshkruaj siç duhet. Një jetë është pak me ty”, ka shkruar Genci. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme